back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportKy është futbollisti i Feronikelit, për çdo minutë lojë u pagua nga...

Ky është futbollisti i Feronikelit, për çdo minutë lojë u pagua nga 65 euro (FOTO)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Trajneri i Feronikelit Zekirija Ramadani nuk i ka dhënë hapësirë të madhe mesfushorit Hamed Kone që u transferua te kjo skuadër në janar të këtij viti.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte shprehur hapur pakënaqësinë për mos aktivizim, duke reaguar drejt trajnerit shqiptar kur e kishte zëvendësuar në ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës kundër Ballkanit.

Në dy ndeshjet e fundit në Superligë kundër Kekut dhe Gjilanit, Kone nuk është inkuadruar asnjë minutë.

Kone sivjet nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Superligë ka luajtur në total 92 minuta, ndërsa në Digitalb Kupë ka 69 minuta lojë, shkruan indeksonline.

Gjatë tre muajve të fundit ai ka marrë 10.500 euro nga Feronikeli dhe mesatarisht i bie që për çdo minutë lojë ka fituar nga 65 euro.

Më poshtë keni ndeshjet dhe minutazhën të cilën e ka pasur në pranverë Hamed Kone.

Java 18. Liria – Feronikeli – 0 minuta
Java 19. Feronikeli – Llapi – 2 minuta
Java 20. Keku – Feronikeli – 0 minuta
Java 21. Prishtina – Feronikeli – 6 minuta
Java 22. Feronikeli – Gjilani – 28 minuta
Java 23. Feronikeli – Trepça 89 – 18 minuta
Java 24. Flamurtari – Feronikeli – 22 minuta
Java 25. Feronikeli – Ballkani – 0 minuta
Java 26. Liria – Feronikeli – 14 minuta
Java 27. Feronikeli – Ferizaj – 2 minuta
Java 28. Keku – Feronikeli – 0 minuta
Java 29. Feronikeli – Gjilani – 0 minuta

Gjysmëfinale e Digitalb Kupës: Ballkani – Feronikeli – 69 minuta.

Sot për Insportin, presidenti i klubit, Naser Ramaj, pohoi se Kone nuk është më i paguari në Superligë, pasi sipas tij, ka futbollistë të klubeve të tjera që janë më të paguar se ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz