Haradinaj priti ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova
03
Lexo edheKryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.
Ambasadorja Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.

Lexo edheKryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie
Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.