Begolli njofton një rekord në Drejtorinë e Kadastrit: Trajtim i suksesshëm i lëndëve në kadastër dhe gjeodezi

Drejtori i Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka njoftuar se sot u arrit një rekord në trajtimin dhe përfundimin e lëndëve në sektorët e Kadastrit dhe Gjeodezisë.
Sipas Begollit, ky është një sukses i jashtëzakonshëm, transmeton IndeksOnline.
Drejtori Begolli pohon se, ndonëse Prishtina ka numrin më të madh të kërkesave dhe lëndëve në ditë, Drejtoria është e para për nga shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e tyre.
“Qytetarët meritojnë institucione që punojnë, shërbime pa vonesa dhe përgjegjësi në çdo proces” deklaroi ai.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot po e përmbyllim javën me një sukses të jashtëzakonshëm në Drejtorinë e Kadastrit dhe Gjeodezisë!
Kemi arritur një rekord në trajtimin dhe përfundimin e lëndëve në sektorët e Kadastrit dhe Gjeodezisë.
Edhe pse Prishtina ka numrin më të madh të kërkesave dhe lëndëve në ditë, ne jemi të parët për nga shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e tyre.

Lexo edheShpërbërja e Speciales, UÇK-ja dhe lidhjet me BIA-n: Çfarë zbuluan provat në gjykimin ndaj Shabanit dhe Qerimit
Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të zyrtarëve tanë, të cilët çdo ditë angazhohen për të ofruar shërbime sa më të shpejta, efikase dhe cilësore.
Falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët e Drejtorisë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm!
Mbi të gjitha, faleminderit qytetarëve të Prishtinës për besimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Qytetarët meritojnë institucione që punojnë, shërbime pa vonesa dhe përgjegjësi në çdo proces.
Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, sepse puna dhe rezultatet janë përgjigjja më e mirë ndaj besimit të qytetarëve!
Në shërbim të qytetarëve, çdo ditë!











