Dyshohet për një të vrarë afër Gjilanit
dp

Lexo edheDilema e Arben Gashit: A po fillon një cikël i ri politik në Kosovë?

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë.
Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash.

Lexo edheDilema e Arben Gashit: A po fillon një cikël i ri politik në Kosovë?
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.