Ndërron jetë, Ali Ngucati – ushtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari i Komandantit Adem Jashari (FOTO)
01

Lexo edheKurti takon komisionerin e OSBE-së për pakicat, ngre shqetësimin për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Ali Ngucati, ushtar i lirisë i orëve të para, bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe atdhetar i përkushtuar, i cili jetën dhe veprën e tij ia kushtoi lirisë dhe atdheut, përcjellë Drenica Press
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur doktori i luftës dhe pasluftës Osman Veliu, i cili ka kujtuar me emocione kohën e kaluar së bashku gjatë luftës, duke vlerësuar lart guximin, modestinë dhe gatishmërinë e Aliut për sakrificë në shërbim të vendit.
Osmani tha se “Kam pasur rastin ta kaloj një pjesë të luftës me Aliun, i cili karakterizohej nga guximi, gatishmëria për sakrificë e flijim, modestia dhe dashuria e pakushtëzuar për atdheun”, thuhet në kujtimin kushtuar të ndjerit.
Që në orët e para, kur atdheu thërriste për luftë dhe shpëtim të vendit, Ali Ngucati, ndonëse në moshë të re, u tregua i gatshëm të rrezikonte jetën dhe mirëqenien e tij për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Ai kujtohet si një luftëtar besnik ndaj shokëve, i drejtë me njerëzit dhe i vendosur për të kontribuar edhe në rrethanat më të vështira. Vlerat që e karakterizuan gjatë luftës i dëshmoi edhe në paqe, përmes punës, ndershmërisë dhe përkushtimit ndaj vendit.

Lexo edheKurti takon komisionerin e OSBE-së për pakicat, ngre shqetësimin për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
Ndarja nga jeta e Ali Ngucatit është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të rrugëtimin për liri.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!