Skenderaj në zi për Ali Ngucatin, veteranin dhe invalidin e luftës që shërbeu në tri struktura të sigurisë së Kosovës
01

Lexo edheNdërron jetë, Ali Ngucati – ushtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari i Komandantit Adem Jashari (FOTO)

Komuna e Skenderajt organizon Akademi Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së tij
Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Ali Ngucatit nga fshati Polac, veteranit dhe invalidit të luftës, i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në telegramin e ngushëllimit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ngucati, miqtë, bashkëluftëtarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndjerin.
Sipas Komunës, jeta dhe kontributi i Ali Ngucatit do të mbeten pjesë e kujtesës së përbashkët, ndërsa vdekja e tij përbën një humbje të ndjeshme për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Skenderajt do të organizojë Akademi Përkujtimore të shtunën, më 10 tetor 2026, nga ora 13:00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet në orën 16:00, në vendlindjen e tij, në fshatin Polac.

Lexo edheNdërron jetë, Ali Ngucati – ushtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari i Komandantit Adem Jashari (FOTO)