back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Të ngjajshme

Interesim i madh, shiten krejt biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Interesimi për ta parë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës...

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, çka dëshmoi Kryetari i Bordit të ZRRE-së

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në...

Çifti i njohur bëhen me binjakë

Ylli i YOU, Penn Badgley, njoftoi në Instagram se...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie biseduan për përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së agjendës qeverisëse. Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në dinamizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi dhe në avancimin e qeverisjes së mirë, konsolidimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike për Kosovën. Kryeministri Haradinaj theksoi se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat është jetike.

Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën si dhe për krijimin e institucioneve të reja, dhe shprehu besimin në punën e përbashkët për avancimin e përparimit të Kosovës në të mirë të qytetarëve të saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz