back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFjolla Morina nxit reagimin e të gjithëve, Bekim Jashari e ndal telefonin,...

Fjolla Morina nxit reagimin e të gjithëve, Bekim Jashari e ndal telefonin, Lushtaku thotë se gjithkund ka fëmijë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Fjolla Morina mbrëmë ka arritur “kulmin” e famës në Skenderaj. Për paraqitjen e saj gati erotike atje kanë folur të gjithë përfshirë njerëz të politikës. Nga reagimet e shumta për Fjollën, askush nuk e përmendi se si ka kënduar, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grupmoshën e audiencës.

Fjolla Morina e dridhte prapanicën, para syve të fëmijëve në koncertin që u mbajt mbrëmë në Skenderaj. Rreshti i parë i audiencës ishte i gjithi me fëmijë. Për këtë paraqitje Gazeta Express ka biseduar me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku. Ai tha se nuk ka qenë pjesëmarrës në koncert dhe me organizim është marrë Qendra Rinore.

I pyetur se si e komentoni performancën e Fjolla Morinës +18 para fëmijëve, ai tha se fëmijë ka çdokund, jo vetëm në Skenderaj.

“Çdokund ka fëmijë, nuk ka veç në Skenderaj. Qendra rinore është marrë me atë punë”, tha Lushtaku për Gazetën Express.

Lushtaku tha se nuk është marrë me reagimet e njerëzve për performancën e saj.

“Nuk kam qenë pjesëmarrës në koncert, mirë ka qenë me pas shku po s’kam shku… As s’i kam pa as reagimet. ajo është këngëtare”, përfundoi ai.

Express ka tentuar të flasë edhe me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin por ai ka ndalur telefonin. Numri i tij i telefonit nuk ka pasur qasje.

Ndërsa, zëdhënësi i Komunës, Jeton Rushiti, tha se pas pak do t’i përgjigjet pyetjes se sa është paguar Fjolla për këtë koncert.

Kundër Fjollës kanë reaguar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës. Andin Hoti nga PDK-ja dhe Milaim Zeka nga partia PEK.

Andin Hoti ka shpërndarë fotografitë e Fjollës dhe ka shkruar, “Bac na falë”

Ndërsa, Milaim Zeka, ka kërkuar llogari nga Skenderaj se kush e ka organizuar koncertin dhe kush e ka ftuar Fjolla Morinën.

“Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!. Disa namuzeli, qe 1000 te zeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa … E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?”, ka shkruar Zeka në FB.

Pas pak Gazeta Express do të sjellë edhe komentin e Fjolla Morinës për performancën e saj të mbrëmshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz