Vendosen tenda në shesh pas paralajmërimit të protestuesve se do të qëndrojnë gjithë natën te Kuvendi
dp

Lexo edheGucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje

Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën nga ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë ndryshim-ligji për Dhomat e Specializuara, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në lidhje me këto zhvillime, një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se do qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit të Kosovës.
Tashmë janë vendosur edhe tendat para Kuvendit, ku protestuesit do të kalojnë natën aty.

Lexo edheGucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje
Ndërkaq, për nesër janë paralajmëruar dy protesta krahas punimeve në Kuvend, nga ora 08:00 ka thirrur protestë platform “Jo në Emrin Tim”, ndërkaq në ora 09:00 protestë ka ftuar OVL-UÇK.