Qytetarët e komunës së Drenasit konkretisht të dy lagjeve- Çikatovë e Re dhe Feronikel-të cilët janë kyçur në sistemin për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim, janë duke zbatuar këtë proces duke respektuar ndarjen e letrës, plastikës dhe aluminit.
KRM “Pastrimi” sipas orarit të grumbullimit një herë në javë (të enjten) është duke implementuar planin e operimit të saj me rregull.
Në bazë të monitorimit të këtij procesi i cili është realizuar nga stafi komunal dhe i mbështetur nga stafi i GAC-it, në ditën e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme, u analizua cilësia e ndarjes së mbeturinave, proces i cili është duke u zbatuar mirë dhe u konstatua që të gjitha amvisëritë që posedojnë shporta për ndarje janë duke e bërë ndarjen e tyre në bazë të këshillave të dhëna nga zyrtarët kompetent.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë falënderon të gjithë qytetarët që janë përfshirë në këtë proces, i cili është në të mirë të mbajtjes se mjedisit të pastër njëherësh lusim qytetaret që të zbatojnë këtë projekt në mënyrën me të mirë të mundshme.
Gjithashtu Drejtoria falënderon organizatën gjermane GIZ-SMS Project dhe Green Art Center Prishtina, për përkrahjen e vazhduar për komunën e Drenasit.