Tigrat e zi: “Të gjithë për Niklin, të gjithë për Shqipërinë. Kosova është Shqipëri”
BILLI

Lexo edheRamiz Lladrovci reagon pas humbjes së Feronikelit, hedh akuza ndaj një personi

Grupi i tifozëve të Kampionit të Kosovës në futboll Feronikeli, ka dhënë një mesazh për ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratisllavës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me datën 30 korrik.
Në mesazhin mobilizues të “Tigrave të zi” shkruan:
” Të gjithë për Niklin, të gjithë për Shqipërinë. Kosova është Shqipëri”.
Ndeshjen e parë Nikli e humbi me rezultat 2 me 1 si mysafir i skuadrës sllovake.
Në këtë ndeshje tifozët vendës brohoritnin thirrje kundër Kosovës.
Lexo edheRamiz Lladrovci reagon pas humbjes së Feronikelit, hedh akuza ndaj një personi
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke i cilësuar këto gjeste të tifozëve si primitive.
Feronikeli do të kërkoj kalimin në fazën tjetër kualifikuese të Europa League në Prishtinë.