Albin Kurti propozohet kandidat për kryeministër nga VV

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në praninë e 166 delegatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka propozuar Albin Kurtin për kryeministër, nga ky subjekt politik.
Teksa ka thënë se shumica e qytetarëve po e mbështesin konceptin politik të LVV-së, ai ka shtuar se “Njerëzit tanë e duan luftimin e korrupsionit, populli don drejtësi, barazi e mirëqenie”.
“E lehtë kësaj radhe do të jetë vetëm fitorja, e vështirë është rruga e gjatë e transformimit të shtetit tonë”, shtoi ai.
Por para se ta propozonte Kurtin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Konjufca thuri shumë lavde për të.

Lexo edheKujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon donacione diasporës, u kërkojnë edhe të dhënat bankare
“Erdhi dita ta bëjmë një pyetje, kush është më meritori për këtë rrugëtim të Vetëvendosjes?Kush nuk u lodh bash asnjë sekond duke ecur me Vetëvendosjen?
Në përplasje me pushtetin e korruptuar e nëpër burgje duke luftuar për drejtësi, ai që u tremb më së paku e që për vete nuk kërkon kurrë asgjë, kam nderin e rastin e veçantë ta prezentoj simbolin e Vetëvendosjes për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin”, tha ai ndër të tjera.
“Unë nuk jam veç aktivist në Vetëvendosje, jam edhe dëshmitar. Jam dëshmitar i Albin Kurtit një, i Albin Kurtit aktivist, jam dëshmitar i Albin Kurtit shok, jam dëshmitar i Albin Kurtit deputet dhe jam dëshmitar i Albin Kurtit kryeministër”, përfundoi Konjufca.














