back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon...

Kujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon donacione diasporës, u kërkojnë edhe të dhënat bankare

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

“Du-me-votu.com” quhet një faqe e dyshimtë e krijuar së fundi, e cila kinse ka si qëllim lejimin e votimit për diasporën.

“Du-me-votu.com” përveç disa të dhënash private, kërkon donacione si edhe të dhënat e xhirollogarisë bankare.

Admir Molla dhe Gjentile Bajra janë dy aktivistë që jetojnë në diasporë të cilët shihen publikisht se përkrahin këtë iniciativë, shkruan Indeksonline.

Kërkesa për publikimin e të dhënave personale dhe bankare janë të ndjekura edhe penalisht.

Ndaj kësaj iniciativë të dyshimtë ka pasur para pak minutash edhe një reagim nga KQZ-ja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shqetësim ka pranuar informacionet se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online, i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve jashtë Kosovës si dhe donacione.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata-ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

KQZ-ja njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të informacioneve, lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të marrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në reagimin e KQZ-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz