Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, kohë më parë ka hapur konkursin për të parin e QKUK-së.
Indeksonline merr vesh se drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, është kandidat për një nga pozitat më të rëndësishme në sistemin shëndetësor të vendit, atë të drejtorit të QKUK-së.
Me një përvojë të dëshmuar në udhëheqje, Ndrejaj përballet në këtë garë me ushtruesin aktual të detyrës, Mentor Zejnullahu.
Ndryshe gjatë mandatit të tij në krye të Klinikës së Gjinekologjisë, Ndrejaj ka dëshmuar qartë vizionin dhe përkushtimin për reforma konkrete dhe të prekshme. Nën drejtimin e tij, klinika ka kaluar nëpër një proces të rëndësishëm modernizimi, duke sjellë shërbime të reja që më parë nuk kanë qenë të disponueshme për pacientet.
Gjatë mandatit të tij si drejtor, një ndër arritjet më të spikatura është funksionalizimi i shërbimit të fertilizimit të asistuar (IVF) në sektorin publik, një hap historik për shëndetësinë kosovare, që ka ofruar shpresë dhe mundësi të reja për shumë çifte.