Viktoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e publikut me një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur me flokë bionde gjatë një daljeje televizive.
Dizajnerja e modës ka hequr dorë nga ngjyra e saj karakteristike e errët e flokëve, duke debutuar një ton të ri biondeje të ngrohtë dhe me shkëlqim gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit, “Today Show”. Ky ndryshim vjen pas një periudhe disa vjeçare ku ajo ka ruajtur flokë në ngjyrë kafe të errët me nuanca më të lehta në formë kalimi.

Para paraqitjes në emision, Victoria ndau me ndjekësit në Instagram pamje ku flokët e rinj shfaqeshin me rrënjë më të errëta dhe maja më të çelëta, duke krijuar një efekt të butë kalimi ngjyrash. Në pjesën e përparme, ajo kishte shtuar fije më të ndritshme që i japin më shumë volum dhe dimension pamjes së saj.

Transformimi është realizuar me ndihmën e një stilisti të njohur flokësh dhe është shoqëruar me disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, ku ajo shihej edhe në prapaskenat e emisionit me drejtueset e programit.
Në këtë dalje televizive, ajo promovoi një koleksion të ri mode që do të lançohet së shpejti. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë kafe çokollatë me prerje moderne dhe detaje të mbledhura me kujdes, të kombinuar me sandale me prerje të veçantë në pjesën e gishtave dhe bizhuteri me diamantë.

Ky ndryshim në pamje vjen pak kohë pas festimit të ditëlindjes së saj të 52-të, ku Victoria u pa më herët me flokë në nuanca më të çelëta. Në fotografitë e publikuara nga ajo, flokët shfaqeshin me efekt kalimi nga rrënjët e errëta drejt nuancave më të arta në pjesët e poshtme, duke krijuar një pamje më të butë dhe më pranverore.