BallinaSportArrestohet ish-kryetari i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamed Sejdini

Arrestohet ish-kryetari i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamed Sejdini

Të ngjajshme

FSK-ja ndan detaje nga vizita disa-ditore e gjeneralit Osborn

Agjutanti i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas (GKA),...

Sot seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit

Sot në ora 13:15, në Gjykatën Themelore të Prizrenit,...

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar sot.

Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.

“Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sejdini e mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën të, Maqedonia e Veriut e arriti suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020.

Ai u largua nga posti në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz