BallinaSportMërgim Vojvoda humb sezonin, mungon disa javë!

Mërgim Vojvoda humb sezonin, mungon disa javë!

Të ngjajshme

Mërgim Vojvoda ka pësuar një dëmtim, jo shumë të lehtë. Mbrojtësi shqiptar i cili mungoi në gjysmëfinalne e kthimit të Kupës së Italisë përballë Interit, tashmë ka marrë një lajm të keq.

Protagonisti absolut me Comon këtë sezon, do të jetë jashtë fushave për të paktën 2-3 javë. Sipas mediave italiane, Vojvoda ka pësuar një dëmtim në muskulin fleksor.

Kështu, mbrojtësi i djathtë 31-vjeçar do të humbasë ndeshjen kundër Genoas, më 26 prill dhe gjithashtu superduelin përballë Napolit më 2 maj. Gjasat janë që Vojvoda të tkthehet për 3 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Kujtojmë që në javën e 36-të, 37-të dhe 38-të, Como do të përballet respektivisht me Veronën, Parmën dhe ekipin e Cremoneses.

Vlen të theksohet se këtë sezon, anësori shqiptar ka bërë mjaft mirë mes Serie A dhe Kupës me ekipin e Comos. Ai ka shënuar 2 gola, teksa ka asistuar në 3 të tjerë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz