Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në ora 12:00, do të organizohet një mbledhje komemorative në nderim të akademikut Rexhep Qosja, pas ndarjes së tij nga jeta.
Qosja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët.
Ata kanë njoftuar gjithashtu se ceremonia e varrimit është mbajtur në mënyrë private, në rreth të ngushtë familjar si amanet nga i ndjeri./Lajmi.net/
- Advertisement -