Avokati i familjes së Liridona Ademajt do të ndëmarrë hapat e mëtejshëm për paraqitjen e ankesës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, konkretisht dënimit të shqiptuar ndaj Kushtrim Kokallës.
Përveç për Naim Murselin dhe Granit Plavën që u dënuan me burgim të përjetshëm, mbrojtja po e kërkon të njëjtin dënim edhe për Kokallën.
Leutrim Syla, avokati i familjes tha për KlanKosova.tv se do të ushtrohet ankesa në Gjykatën e Apelit, por akoma nuk kanë pranuar vendimin në formë të shkruar.
Posa ta marrin, ai tha se do të procedohet me ankesë për të kërkuar burgim të përjetshëm edhe ndaj të akuzuarit tjetër.
Drejtësia në vrasjen makabre të Liridonës foli fuqishëm të martën, me shpalljen e aktgjykimit.