BallinaLajmeHaradinaj për Qosjën: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të...

Haradinaj për Qosjën: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

Të ngjajshme

Pas reformave në Gjinekologji, Ndrejaj i hyn garës për drejtor të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, kohë më...

Ndahet nga jeta akedemiku, Rexhep Qosja

Sot, është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Lajmi...

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me pikëllim pas lajmit të trishtë për vdekjen e Rexhep Qosjës.

Haradinaj u shpreh se Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

“Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë” shkroi Haradinaj.

Qosja vdiq mëngjesin e sotëm, në moshën 89-vjeçare. Në njoftimin zyrtar nga familja e tij, u bë e ditur se ka përfunduar ceremonia e varrimit dhe se preferojnë që privatisht të mbajnë zinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz