BallinaLajmeKFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të...

KFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të lirë në Kosova

Të ngjajshme

Christian Abbiati rikthehet në fushë në moshën 48-vjeçare, pjesë e “Kings League”

Ish-portieri i njohur i Milan-it, Christian Abbiati, ka bërë...

SPAK operacion të përbashkët me Francën kundër mashtrimit me kriptovaluta, arrestohet shqiptari

SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë zhvilluar një...

Nuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar...

Gjykata shpall nesër aktgjykimin për rastin “Banjska”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të premten,...

Ushtarë nga kontingjentet çeke, moldave dhe italiane, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar patrullime me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit.

KFOR tha se këto aktivitete pasqyrojnë “përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm si dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

KFOR përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz