BallinaSportSadiku me fitore bindëse në Kupën e Botës në Brazil

Sadiku me fitore bindëse në Kupën e Botës në Brazil

Të ngjajshme

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore bindëse në kuadër të Kupës Botërore të Boksit që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit, duke mposhtur me rezultat të pastër 5:0 përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson.

Sadiku e nisi meçin në mënyrë agresive që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë në knockdoën kundërshtaren. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdoën, duke detyruar ndërhyrjen e gjyqtarit për numërim dhe ndalimin e përkohshëm të meçit. Në raundin e tretë, ajo ruajti kontrollin e plotë dhe e çoi duelin drejt një fitoreje të thellë.

Ky turne konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Ndërkohë, meçi i radhës për Sadikun është planifikuar të zhvillohet më 24 prill nga ora 16:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz