Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme në garën për titull në La Liga, duke mposhtur minimalisht 1:0 skuadrën e Celta Vigos.
Golin e vetëm të takimit e realizoi talenti i ri Lamine Yamal nga pika e bardhë në pjesën e parë. Megjithatë, momenti i ekzekutimit nuk kaloi pa pasoja, pasi lojtari pësoi një lëndim gjatë goditjes së penalltisë.
Pavarësisht këtij incidenti, goli i tij rezultoi vendimtar për tre pikët e radhës së Barcelonës, e cila tashmë kryeson renditjen me 82 pikë dhe i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion./Indeksonline/