BallinaLajmeZhdukja e Bajram Gashit në Kroaci, autoritetet kroate: Po merren masa dhe...

Zhdukja e Bajram Gashit në Kroaci, autoritetet kroate: Po merren masa dhe veprime për të gjetur personin

Të ngjajshme

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë...

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës u rritën të enjten pas raportimeve...

Arrestohet ish-kryetari i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamed Sejdini

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut,...

Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje tek autoritetet lokale në Kroaci të cilët kanë konfirmuar se veprimet për gjetjen e Gashit janë në vazhdim.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se më 20 prill, policia në Mali Losinj mori një raport nga një shtetas kroat në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tij, një shtetasi 62-vjeçar të Kosovës, i cili kishte qenë për vizitë tek ata më 14 prill. Si rrjedhojë, dje, zhdukja e shtetasit 62-vjeçar të Kosovës u njoftua në sistemin NENO të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kroacisë, dhe po merren masa dhe veprime për të gjetur personin e lartpërmendur”, thuhet në përgjigjje zyrtare.

KlanKosova.tv, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigjje deri në publikimin e këtij artikulli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz