Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë sot fjalën që në fillim të seancës të flasë për zhvillimin në seancën e kaluar ku deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci ka dhënë një deklaratë skandaloze duke kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin e ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Haxhiu deklaroi se e konsideron të nevojshme të ndalet në dy çështje që dolën nga seanca e kaluar.
“Siç e keni parë të gjithë kam ndërhyrë ndaj fjalës së deputetit Geci sepse ishte deklaratë e rëndë, përçarëse dhe e papranueshme.Dua të ritheksohej se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe uroj që vendimi i gjykatës do të korrigjojë padrejtësinë e madhe të Prokurorisë së Specializuar. Si Kryetare e Kuvendit e dënoj këtë gjuhë dhe s’do të lejojë që foltorja e Kuvendit të përdoret për sulme të tilla”,deklaroi Haxhiu, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se në Kuvend le të debatohet me argumente e ide, por jo me qëndrime që cenojnë luftën tonë çlirimtare dhe ata që i dolën zot këtij vendi në periudhat më të vështira.
“Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri e pastër dhe e shenjë, çdo tentim për të njollosur atë është i papranueshëm nga kushdo që bëhet dhe nga kushdo që bëhet”./Lajmi.net/