Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar edhe një herë në lidhje me çështjen e presidentit të vendit.
Haxhiu deklaroi se është është shumë gabim që një javë para se të kryhet afati kushtetues për presidentin të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur, për faktin se është dashur që e gjithë kjo javë që kemi pasur para vetes në drejtim të një konsensusi për të zgjedhur presidenti me mandat 5 vjeçar.
“Vendit nuk i duhen zgjedhje te jashtëzakonshme, situata aktuale po më ngjason me situatën e vitit të kaluar ku përkundër faktit se kishte takime nuk kishte vullnet për të dalë nga ngërçi apo bllokada e krijuar vitin e kaluar.Prandaj është e rëndësishme që palët të reflektojnë e të kihet parasysh mesazhi që dhanë qytetarët në dhjetor . E kushdo që mendon se shkojmë në zgjedhje dhe mund të ndryshojë diçka nga ky rezultat e kanë gabim”,tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.
Ajo deklaroi se qytetarët e kanë dëshmuar se dinë t’i vlerësojnë situatat me të cilat përballemi dhe jemi përballur gjatë kësaj kohe dhe dinë të ndëshkojnë këdo që s’ka reflektim dhe me veprimet e tyre e dëmtojnë shtetin e Kosovës.
“E di se kemi shumë dallime në programe , në koncepte e politika por e rëndësishme është të bëhemi bashkë të zgjedhim presidentin. Unë sot e kësaj dite s’e di se kush është emri i kandidatit të opozitës, LDK-së PDK-së apo dikujt për president. As nga takimet e Kurtit as publikisht unë s’kam dëgjuar nëse këto parti politike kanë ndonjë emër për kandidat për president. Le t’i prezantojnë e pastaj i trajtojmë ato e flasim e vendosim për këtë, por me mungesën e vullnetit në takime dhe me mos-propozimin e ndonjë kandidati konsensual mendoj se po e dëmtojnë Republikën e Kosovës. E dini shumë mirë se kur i kam dëgjuar se kanë thënë se një subjekt politik t’i ketë tri pozitat e larta, kam thënë se e të votojnë presidentin unë tërhiqem nga kjo pozitë sepse unë e mbaj për momentin sepse kjo s’është e imja”,tha ajo.
Haxhiu shtoi se uron që të ketë një reflektim dhe një dakordim për presidentin.” Kurdo që të ketë kërkesë për seancën e presidentit unë do ta bëj atë”./Lajmi.net/