BallinaSportMan City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Man City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Të ngjajshme

Manchester City është lideri i ri i Premierligës.

Citizens triumfuan minimalisht në udhëtim 0:1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit anglez.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e pestë, kur Erling Haaland realizoi pas asistimit nga Jeremy Doku.

Me këtë fitore, Manchester City tani merr primatin në renditjen tabelare me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Burnley mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit dhe pa gjasa për mbijetesë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz