BallinaLajmeHaxhiu para deputetëve për gjuhën seksiste të Gecit: Nuk do të lejoj...

Haxhiu para deputetëve për gjuhën seksiste të Gecit: Nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në këtë Kuvend, ruajeni dinjitetin e kësaj salle

Të ngjajshme

Plani “Mburoja e hekurt”/ Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia

Policia e Kosovës, përkatësisht policia kufitare nga Drejtoria Rajonale...

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë...

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës u rritën të enjten pas raportimeve...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka dal sot para Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të kësaj legjislature, për të dënuar gjuhën seksiste që deputeti i grupit parlamentar të VV-së, Fatos Geci ka përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit Vlora Çitakut në seancën e së martes.

Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk do të bëhet kurrë arenë e sulmeve gjinore.

“Gjuha seksiste dhe e poshtëruar ndaj grave në politike dhe ndaj çdo grua dhe vajze në shoqëri, është e papranueshme dhe e turpshme. Asnjëherë nuk do të hesht përballë kësaj gjuhe dhe nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se deputetet në këtë sallë janë përfaqësuese të zgjedhura të qytetarëve, dhe kushdo që i nënçmon ato e nënçmon drejtpërdrejt votën e qytetarëve të Kosovës.

“Kush ka argumente, le t’i paraqes ato, kush ka mospajtime le t’i shpreh hapur mospajtimet, por fyerja, nënçmimi dhe paragjykimi nuk janë debat dhe ato nuk do të tolerohen asnjëherë”, ka thënë Haxhiu.

E para e Kuvendit ka kërkuar nga të gjithë deputetët ta ruajnë nivelin që kërkon ai institucion dhe besimin që qytetarët e Kosovës iu kanë dhënë.

“Iu bëj thirrje të gjithëve të ruajnë dinjitetin e kësaj salle dhe gjithë bashkë ta dëshmojmë se jemi përfaqësues të denjë të interesave të qytetarëve”, ka shtuar Haxhiu. Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz