BallinaShowBizTragjedi në botën e spektaklit: Ndërron jetë 31-vjeçarja pak ditë para konkursit

Tragjedi në botën e spektaklit: Ndërron jetë 31-vjeçarja pak ditë para konkursit

Të ngjajshme

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Kylie ndan foto të nxehta me koleksionin e çantave Hermès, kapin vlerën e miliona dollarëve

Kylie Jenner postoi një sërë fotosh provokuese në Instagram,...

Man City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Manchester City është lideri i ri i Premierligës. Citizens triumfuan...

Bota e konkurseve të bukurisë është tronditur nga lajmi i papritur për vdekjen e modeles dhe mbretëreshës së bukurisë, Mayara Cristina de Lima Filme, e cila është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, vetëm pak ditë para pjesëmarrjes në një garë të rëndësishme.

Sipas raportimeve, ajo u gjet pa ndjenja në banesën e saj. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe tentuan për më shumë se një orë ta rikthenin në jetë, por pa sukses. .

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, ndërsa nuk janë raportuar më parë probleme shëndetësore.

Mayara ishte një figurë e njohur në industrinë e bukurisë në vendin e saj. Ajo kishte fituar një titull të rëndësishëm në një konkurs lokal gjatë vitit të kaluar dhe ishte renditur gjithashtu si nënkampione në një tjetër event.

Aktualisht po përgatitej për një konkurs të ri, që pritej të zhvillohej në fund të muajit, duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo detaji të përgatitjes.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta nga organizatorët e konkurseve dhe miqtë, të cilët e kanë përshkruar si një person plot energji, të përkushtuar dhe me ambicie të mëdha për të ardhmen. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz