BallinaLajmeKurti për postin e presidentit: Qysh me ia dhanë PDK e LDK-së,...

Kurti për postin e presidentit: Qysh me ia dhanë PDK e LDK-së, kur s’ia ka dhënë popullit, në VV 10 veta kanë më shumë vota se Abdixhiku

Të ngjajshme

Plani “Mburoja e hekurt”/ Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia

Policia e Kosovës, përkatësisht policia kufitare nga Drejtoria Rajonale...

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë...

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës u rritën të enjten pas raportimeve...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë sot në lidhje me zhvillimet në kudër të zgjidhjes së çështjes së presidentit.

Derisa fliste për ofertat që ua bëri LDK-së dhe PDK-së, Kurti deklaroi se katër veta në Vetëvendosje kanë më shumë vota se Bedri Hamza, përveç meje, Glauk Konjufca, Haxhiu e Hekuran Murati ka më shumë vota se Bedri Hamza.

“Ndërsa krahasuar me LDK 10 veta janë më shumë të votuar se Lumir Abdixhiku. A e dini se po të bëhen  bashkë kryeparlemntari i VV-së dhe grupi parlamentar i LDK-së, Abdixhiku është i 11-ti me vota. Duhet respektuar vullneti qytetar e rezultati zgjedhor. S’mudn ta shkelim vullnetin e popullit. S’them se opozita është e parëndësishme, biles kam bërë ofertë që të bëhet zëvendës i i mi jo vetëm kaq ose të ketë versionin tjetër ku Abdixhiku ose dikush tjetër i LDk-së bëhet kryetar Kuvendi. LDK-ja e cila është anëtare e partive popullore nëse kryetari i LDK-së i pyet partitë popullore evropiane që Kurti që i ka 66 deputetë në mazhorancë  mua me 15 deputetë mi ka ofruar zv/kryeministrin e 4 ministri kam hënë jo jam i bindur se ata nuk e mirëpresin.Të pyes Merz, e të gjithë që janë aty e le t’ju thotë a duhet të pranojë këtë ofertë të VV-së, ose Bedri Hamza le ta pyes kryetari i PDK-së, familjen evropiane ku merr pjesë PDK-ja se a duhet pranuar pozitën e kryetarit të Kuvendit, se është 1/3 e mazhorancës”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai madje tha se i ka thënë thënë Abdixhikut eja në vend të Glaukut e vazhdojmë përpara, derisa ai ka 4 her më shumë vota.

“Por s’janë të interesuar të përparojnë, po sillen sikur jemi në vitin 2025 kur nuk votohej Albulena Haxhiu.Neve na u ka thënë se s’mund të bashkëqeverisim se ju s’mudn t’i keni të tri pozitat, atëherë pra t’i kemi vetëm dy. Plus kur presidente zgjedhjet s’mund të jetë kryetar partie. Me datën 3 shkurt 2020 kryetari i Kuvendit Glauk Konjfuca ia ka liruar vendin Vjosa Osmanit. E kemi bërë edhe më herët rrokadën, VV-ja e ka bërë rrokadën në shkurt 2020”,shtoi Kurti.

Ai tha se 21 deputetë të PDK-së nuk mjaftojnë as për votat për kandidat.

Derisa fliste për atë se kujt duhet t’i takojë posti i presidentit dhe pse s’po ua “lë opozitës”, deklaroi se “Po thu me ia dhënë atij, qysh me ia dhënë unë atij kur s’ia ka dhënë popullit. Demokracia nënkupton vullnetin e popullit.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz