back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëTurqia bëhet me dronë të rinj kamikazë

Turqia bëhet me dronë të rinj kamikazë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Në industrinë turke të mbrojtjes po shtohen mjete dhe koncepte të reja në fushën e dronëve dhe përdorimeve të tyre.

SkyDagger, kompani që nisi vitin e kaluar prodhimin e dronëve kamikazë FPV – të cilët përdoren me syze ose ekran, duke dhënë ndjesinë sikur fluturon nga brenda dronit – ka krijuar një familje produktesh me madhësi të ndryshme dhe tani ka zgjeruar gamën duke shtuar edhe një zgjidhje me krahë fiks.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar, në një postim në platformën NSosyal, prezantoi dronin e ri kamikaz të Turqisë, SKYDAGGER TOYCA 05.

Në videon e postimit, droni SKYDAGGER TOYCA 05 me krahë fiks, i lëshuar nga katapulti, tërhoqi vëmendjen me manovrat agresive.

SKYDAGGER TOYCA 05 do të operojë me këto karakteristika: rreze veprimi 70 kilometra, kokë luftimi shpërthyese 5 kilogramë, komunikim për fluturim në tufë, mbrojtje kundër ndërhyrjeve (anti-jamming), si dhe fluturim FPV ose plotësisht autonom.

Skydagger zotëron kapacitet prodhimi prej mbi 30 mijë dronësh me krahë fiks në vit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz