Policia demanton mediat serbe për zjarrin në Bërnjak: Propagandë për ta paraqitur Kosovën keq para ndërkombëtarëve, nuk kemi vërejtur asgjë

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Serbi, se zjarri në territorin e Serbisë në zonën e Bërnjakut është shkaktuar nga territori i Kosovës, ku thuhet se është përdorur një armë specifike e cila shfrytëzohet vetem për hudhjen e topave të zjarrit.
Sipas Policisë së Kosovës, dezinformata dhe shkrime të tilla të pavërteta nga Serbia të orientuara ndaj Kosovës ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat përdoren me qëllime të caktuara, me synimin që para faktorit ndërkombëtar ta nxjerrin Republikën e Kosovës fajtore për çdo dukuri negative që ndodhë kryesisht në zonën kufitare me Kosovën.
“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe me gjërë, ju bëjmë me dije se asnjë lloj armë e tillë siq është paraqitur në media nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka asnjë njoftim nga njësit e Policisë së Kosovës se kanë vërejtur diqka të tillë që është hedhur nga territori i Republikës së Kosovës në territorinë e Serbisë. Policia e Kosovës me theks të veqantë Policia Kufitare në vazhdimësi është duke patrulluar dhe monitoruar situatën në zonën kufitare, në raste të caktura patrullimi bëhet edhe me njësit e KFOR-it, dhe të njëtat njësi do të reagojnë në çdo rast kur vlerësohet e nevojshme për qytetarët dhe faktorët tjerë relevant në teren”, ka thënë Policia.
Ata kanë thënë se institucionet e Republikës së Kosovës do të hetojnë çdo rast për të cilin mund të ketë të dhëna se është shkaktuar nga faktori njeri, pavarsisht në cilën zonë apo vend shkaktohet rreziku.
“Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangun përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësime të panevojshme në opinion”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/

Lexo edheTë hënën shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve për tre të vrarë në Gllogjan më 2021
Postimi i plotë:












