BallinaLajme71 dëshmitarë në mbrojtje speciale në rastin Thaçi dhe të tjerët

71 dëshmitarë në mbrojtje speciale në rastin Thaçi dhe të tjerët

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka vendosur masa mbrojtëse speciale për 71 persona që janë dëshmitarë në akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Klan Kosova mëson se këta 71 dëshmitarë në mesin e të cilëve ka edhe persona që iu është dhënë statusi i viktimës së krimeve që pretendohet t’i kenë kryer të lartpërmendurit, identifikohen me nofka dhe shifra, në mënyrë që emrat e tyre të mos bëhen publikë.

Gjyqtari paraprak i procedurës ka urdhëruar Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Speciales që deri më 15 shkurt t’i dorëzojë raport të detajuar me numrin e personave që pretendojnë se janë viktima të krimeve të përmendura në aktakuzën kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Lawson ka thënë se në plotni do t’i kenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021, shkruan Klan Kosova.

Përderisa mbrojtja e të akuzuarve kërkon që ky proces të nis më se voni në verën e 2022-ës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz