back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajme10 deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave

10 deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave

Të ngjajshme

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me...

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Glauk Konjufca është deputeti të cilit i janë rritur më së shumti votat në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ndërkaq Ramush Haradinaj ka pësuar rënien më të madhe me vota nga të gjithë deputetët.

Kështu është bërë e ditur, përmes një infografike të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Të dhënat janë marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas këtyre të dhënave, rritje të numrit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pasur: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani-Sadriu, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci, Eman Rrahmani.

Ndërkaq, të dhënat e publikuara nga KDI tregojnë se rënie gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pësuar: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Dedic, Abelard Tahiri.

Ndryshe, Instituti D4D nw anwn tjetwr sot gjatw ditws ka njoftuar se ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputet për zgjedhje të përgjithshme kronologjikisht në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021.

Këto vota janë paraqitur në një animacion, ku mund të vërehen trajektoret e votave të grave kandidate si tërësi të subjekteve politike, ku në disa raste ka ulje të votave por në raste të caktuara edhe rritje. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz