Zyrtare: Kosova do të jetë pa Amir Rrahmanin ndaj Sllovakisë
dp

Lexo edhe”Nuk më pëlqen Real Madridi, por..!”, Henry del në përkrahje të Vinicius

Amir Rrahmani do të humbasë ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë muajit mars, për kualifikim në Kupën e Botës.
Kapiteni i Kosovës nuk do të luajë ndaj Sllovakisë, për shkak të lëndimit të fundit që ka pësuar në ndeshjen e fundjavës, mes Napolit dhe Romës, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Rrahmani do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Lexo edhe”Nuk më pëlqen Real Madridi, por..!”, Henry del në përkrahje të Vinicius
Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ai ka kryer testet mjekësore në spitalin “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë në biceps femoris në kofshën e majtë.
Rrahmani kështu ka një dëmtim të shkallës së lartë në kofshën e majtë dhe nuk do të luajë disa muaj./IndeksOnline/