Ndalohet një person për sulm ndaj ekipit të Klan Kosova në Ferizaj, tre të tjerë janë në arrati
dp

Lexo edheGërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur sot më 07 tetor 2026, rreth ores 11:44, në rrugën “Hamit Rexhepi”, në Ferizaj, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ekipin e “Klan Kosova,” të cilët ishin duke xhiruar në atë lagje lidhur me një çështje pronësore.
Lidhur me këtë rast tre (3) persona të tjerë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave tjerë të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast dhe thekson se sulmet ndaj gazetarëve dhe pengimi i tyre në ushtrimin e detyrës janë të papranueshme dhe mbetet e përkushtuar për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Lexo edheGërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi