back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaSport”Nuk më pëlqen Real Madridi, por..!”, Henry del në përkrahje të Vinicius

”Nuk më pëlqen Real Madridi, por..!”, Henry del në përkrahje të Vinicius

Të ngjajshme

Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,...

Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në...

Gucati nga Haga: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Kreu i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së,...

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry i ka dal në mbrojtje futbollistit të Real Madridit, Vinicus Jr, pas incidentit që ndodhi mbrëmë në ndeshjen e Champions League ndaj Benficas.

Sulmuesi brazilian refuzoi të luante pas golit të shënuar, për shkak se akuzoi futbollistin Gianluca Prestianni, për fyerje racore, shkruan IndeksOnline.

Hanry pas ndeshjes tha se nuk i e di saktësishisht çfarë i tha Prestianni në atë moment Viniciusit, por deklaroi se ka folur me Kylian Mbappen dhe se i beson plotësisht sulmuesit francez.

Nuk e dimë çfarë tha Prestianni sepse ai ishte “i guximshëm” dhe e vuri fanellën mbi gojë. Kjo është padyshim menjëherë e dyshimtë sepse nuk mund ta shohësh çfarë tha. Reagimi i Vinícius më tregon se diçka nuk shkon, megjithatë.

Do të them disa fjalë mjaft të forta tani. Nuk më pëlqen Real Madridi, por sonte jam një madrilen! Nuk më intereson se çfarë fanelle vesh Vinícius Junior sepse nuk dua t’i shoh ato skena. Njerëzit thonë se kjo i ndodh gjatë gjithë kohës, por nuk është kjo çështja. Duhet të flasim për atë që u tha, që Vinícius është një majmun. Për çfarë tjetër duhet të flasim?

Duhet ta dish çfarë tha, pse e mbuloi gojën nëse nuk tha asgjë për të cilën akuzohet. Nuk dua të spekuloj, por i besoj Mbappé-s. E thirra sepse doja të dija çfarë i tha Prestianni Viní-t. Mund ta kuptoj atë që po kalon Vini sepse më ka ndodhur shumë herë kur luaja. Ndihesh i vetmuar sepse është fjala jote kundër fjalës së tij.’’, ka deklaruar Henry./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz