“E kanë ftu në telefon…” – Hamza tregon prapaskenat se si u arritë marrëveshja për ta zgjedhur Justina Shiroka-Pula presidente
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se si akademikes Justina Shiroka Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës, të martën mbrëma.
I pyetur nëse kishte biseduar personalisht me Shiroka Pulën, Hamza tha se ai nuk e ka telefonuar, por dikush tjetër.
“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, tha Hamza.
Ai theksoi se emri i Shiroka-Pulës nuk ishte diskutuar zyrtarisht në PDK para këtij propozimi.

Lexo edheNdalohet një person për sulm ndaj ekipit të Klan Kosova në Ferizaj, tre të tjerë janë në arrati
“Asnjëherë në PDK zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës për me qenë presidente”, deklaroi Hamza.
Ndryshe, Shiroka Pula mori 81 vota për dhe u zgjodh kryetare e shtetit në minutat e parë të 7 tetorit.