Behrami: Nëse Specialja nuk e zbaton ligjin e ri, protestat duhet të zhvendosen te BE-ja dhe EULEX-i
dp

Lexo edheGruda nga konferenca e PDK-së: Me ligjin e ri, Speciales i vendosim kufij – Kosova hyn në një fazë të re politike

Përmes një postimi, Behrami ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi.
“Sapo ligji të hyjë në fuqi, institucionet e Kosovës duhet ta njoftojnë Gjykatën Speciale për mandatin e ri, bazuar në ndryshimet ligjore”, ka shkruar ai.
Behrami ka paralajmëruar se, nëse Specialja nuk e zbaton ligjin e ri, presioni duhet të drejtohet edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare.
“Nëse, për çfarëdo arsyeje, Gjykata Speciale i bën bisht implementimit, sheshi duhet të bartet në Bruksel, në Fushë Kosovë, te EULEX-i dhe te ndërtesa e BE-së”, ka deklaruar Behrami.

Lexo edheGruda nga konferenca e PDK-së: Me ligjin e ri, Speciales i vendosim kufij – Kosova hyn në një fazë të re politike
Reagimi i tij vjen pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas disa javësh protestash qytetare në Prishtinë.