Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje
dp

Lexo edheTGI Fridays nënshkruan marrëveshje për hapjen e 10 restoranteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00, pas çka njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Për shkaqe sigurie, banorët e zonës janë evakuuar, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura detaje për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar.

Lexo edheTGI Fridays nënshkruan marrëveshje për hapjen e 10 restoranteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
“Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.