Hoxha pret në takim njoftues ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë
dp

Lexo edheOsmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Dita kur vullneti për shtet u shndërrua në akt kushtetues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schubel.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, Hoxha i ka uruar mirëseardhje Schubelit në detyrën e re, ndërsa e ka njoftuar atë me angazhimet, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Lexo edheOsmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Dita kur vullneti për shtet u shndërrua në akt kushtetues