Vdes gruaja në Pejë pasi vëllai ia vuri flakën krevatit ku po qëndronte ajo e më pas goditi nënën me mjete të forta- Detaje nga rasti tragjik
dp

Lexo edheRritet numri i turistëve në Kosovë, mbi 99 mijë vizitorë në hotele gjatë korrikut

Stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Poterq, një person me probleme të shëndetit mendor fillimisht i ka vënë zjarrin krevatit në të cilin po qëndronte motra e tij, e më pas në dhomën tjetër e ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij të cilave ju ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia me të arritur në vendngjarje ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktimat fillimisht janë dërguar në spitalin e Pejës, e më pas përs hkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK.
Sot, Policia është njoftuar se vajza e cila pati lëndime nga zjarri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Lexo edheRritet numri i turistëve në Kosovë, mbi 99 mijë vizitorë në hotele gjatë korrikut
“Personi të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë psiqkike, është vendosur në spital rajonal të Pejës, në repartin e psikiatrisë nё përkujdesje tё personelit mjekёsor, nёn mbikëqyrjen e zyrtarёve policor”./Lajmi.net/