KShPK: Rriten rastet me fruth, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi kundër fruthit është masa më e rëndësishme dhe e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.
Sipas të dhënave të IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 06 shtator 2026 janë konfirmuar 158 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me fruth.
“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet n[ njoftimin e IKSHPK-sp.
IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 2,700 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre.

Lexo edheRashiq mohoi t’i ketë quajtur shqiptarët “terroristë,” Gashi ia kthen: Ka procesverbale për këto punë
IKShPK vlerëson pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes.
Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!












