Zjarre masive në malet e Budakovës (Pamje)
dp

Lexo edheLama: Vazhdimi i seancës konstituive është në terren jokushtetues

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së hënës në Malet e Budakovës, në territorin e Komunës së Suharekës.
Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat po veprojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Poashtu prezent është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo sipërfaqja e përfshirë nga flakët. Po ashtu, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo dëme materiale.

Lexo edheLama: Vazhdimi i seancës konstituive është në terren jokushtetues
Ekipet në terren po vazhdojnë punën, ndërsa priten informacione të reja lidhur me situatën.


