Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet, seanca e 9 shtatorit të mos jetë kalkulim politik
dp

Lexo edheZjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Hamza ka deklaruar para mediave se, pavarësisht se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit është tejkaluar, institucioni duhet të jetë i konstituuar në mënyrë që të mund të ndërmerren veprime të tjera.
“Ne kemi insistuar që të konstituohet Kuvendi, për shkak se edhe pse është shkelur afati kushtetues, për të pasur veprime të tjera, Kuvendi duhet të jetë i konstituuar. Presim që kjo të mos jetë një kalkulim i radhës politik, që të ftohet seanca me datën 9, por Kuvendi të mos konstituohet. Prandaj, këto janë qëndrimet tona dhe fokusi ynë si PDK”, ka deklaruar Hamza.
Seanca për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit është thirrur për 9 shtator nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Lexo edheZjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje