TGI Fridays nënshkruan marrëveshje për hapjen e 10 restoranteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
dp

Lexo edheHamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

TGI Fridays, rrjeti i njohur amerikan i restoranteve casual dining, ka nënshkruar një marrëveshje zhvillimi me Devolli Group për hapjen e 10 restoranteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja shënon hyrjen e parë të markës në Ballkan.
Në kuadër të marrëveshjes, Devolli Group ka fituar gjithashtu të drejta ekskluzive për nën-françizimin e TGI Fridays në këto tri tregje, duke krijuar mundësi për zgjerim përtej 10 lokacioneve fillestare.
Hyrja në Ballkan është pjesë e strategjisë së TGI Fridays për zgjerim ndërkombëtar. Kompania synon të ketë më shumë se 1,000 restorante në mbarë botën deri në vitin 2030 dhe gjatë nëntë muajve të fundit ka shtuar mbi 150 njësi në pipeline-in e saj global.

Lexo edheHamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim
Phil Broad, President Global i TGI Fridays, e përshkroi Ballkanin si një nga mundësitë më interesante të rritjes në Evropë, ndërsa Blerim Devolli, President i Devolli Group, theksoi potencialin e partneritetit për zhvillimin e sektorit të gastronomisë dhe talenteve lokale.
Marrëveshja pritet të sjellë në tregjet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut konceptin karakteristik të TGI Fridays, duke kombinuar ushqimin amerikan, pijet dhe një përvojë sociale të orientuar drejt argëtimit.