“Unë e njihja prej kohësh si Komondon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, une do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojet e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për k… që të shkoj të vritem për ato” mësohet se ka thënë Martinaj.
Lapsi.al mësoi se në dosjen e prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në sherr. 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervi Matën, kurse 6 me Martinajn. Ende hetuesit nuk kanë mundur t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sherr, për shkak të mundesës së pamjeve filmike në lokalin ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhajt.
Mësohet se Martinaj i ka rrëfyer prokurorëve se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij. Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hynë më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mervjol Billon është ende i paidentifikuar nga policia.
Matinaj ka treguar në prokurori edhe pse kishte qëndruar larg grupit të Matajt, megjithëse kishin lënë takim bashkë për t’u sqaruar.
“Pse s’u ulem në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjjysëm që më priste? Sepse une u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojet e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon.















