Rrahmani: Ju habibat e Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor
dp

Lexo edheKurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

Përmes një postimi, Rrahmani ka përmendur disa data kur, sipas tij, këto projektligje pritet të sillen në Qeveri, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj kryeministrit, transmeton lajmi.net
“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani në fillim të postimit të tij.
Duke iu referuar Kodit Civil, deputeti i PDK-së ka pretenduar se ai do të procedohet në Qeveri më 15 nëntor.
“Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor”, ka shkruar ai.
Rrahmani ka vazhduar ironinë edhe lidhur me projektligjet e tjera, duke pretenduar se më 30 dhjetor do të procedohet një ligj që lidhet me lindjen e fëmijëve, ndërsa më 31 dhjetor një projektligj për ndryshimin e gjinisë.

Lexo edheKurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian
“Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor”, ka shkruar deputeti i PDK-së, duke shtuar më tej: “E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! Ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”.
Në fund të postimit, Rrahmani e ka përmbyllur reagimin me një tjetër shprehje ironike drejtuar kryeministrit Kurti: “Qysh thojke edhe njani: ‘Shyqyr që të kemi, Albin!’”./lajmi.net/