Ish ministrja e Brendshme e Maqedonisë dënohet me 6 vjet burg
03

Lexo edheNdodh edhe kjo: Dasmorët shqiptarë marrin nusen me kamion

Ish ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska është dënuar nga Gjykata Penale me Gjashtë vite burgim, transmeton Periskopi.
Rasti për të cilin është dënuar ish-ministrja është ai i Mercedesit të blerë me para të institucioneve nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Jankullovska nuk preferoi të dëgjonte vendimin e gjykatësese, duke lënë kësisoji në sallë vetëm avokatin e saj, që më pas t’i jepte lajmin e tmerrshëm.
Lexo edheNdodh edhe kjo: Dasmorët shqiptarë marrin nusen me kamion
Ajo kishte presupozuar se gjykatësja do të kishte mëshirë, duke qenë nënë e një fëmije të vogël.
Në përgjimet e lëshuara nga kryeministri Zoran Zaev, ajo dëgjohej duke thënë se “Për një orë mund t’i pastroj shiptarishtat” me nënton ofendues për komunitetin shqiptar që jeton në Maqedoni.