Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit
dp

Lexo edheAlarmon Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna të mos trajtohet si tragjedi e radhës?

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se kjo ditë për të lidhet me njerëzit me të cilët ka ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin në shtetndërtimin e Kosovës.
Një urim të veçantë ua ka drejtuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ndodhen në Hagë.
“Me ta kemi punuar për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të njohur në botë. Jam krenar për rrugën që kemi bërë bashkë dhe qëndroj pranë tyre me të njëjtën bindje”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo edheAlarmon Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna të mos trajtohet si tragjedi e radhës?
Ai ka nënvizuar rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe të PDK-së në shtetformim.
“UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit. Këtë histori e kemi jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë!”, ka deklaruar Hoxhaj.